Përfaqësuesit e organizatës GIZ kanë organizuar një takim në Shqipëri, me përfaqësuesit e Komunës së Drenasit, të kompanisë “Pastrimi“ dhe të organizatës CEDE për të finalizuar aktivitetet e planifikuara për vitin 2013 dhe planifikimin e menaxhimit të mbeturinave për vitin e ardhshëm.
Për të krijuar një ambient sa më të pastër në vendin ku jetojmë dhe për të ju ofruar qytetarëve shërbime sa më të mira në menaxhimit të mbeturinave, organizata gjermane GIZ ka organizuar punëtorin për planifikimin dhe përmbylljën e aktiviteteteve në Menaxhimin e Mbeturinave Komunale për vitin 2013 si dhe finalizimin e Planit Komunal për vitin e ardhshëm. Të pranishëm në këtë punëtori e cila është mbajtur në Shqipëri, më saktësisht në Durrës, ishin përfaqësuesit e Komunës së Drenasit, të organizatës CEDE, të kompanisë “Pastrimi“ dhe përfaqësuesit e GIZ-it. Në këtë punëtori është diskutuar pilot projekti në Komoran dhe Tërstenik, sfidat dhe hapat e metutjeshëm në mbulimin e këtyre zonave për shërbime cilësore në grumbullimin e mbeturinave. Grupet punuese kanë diskutuar edhe për grumbullimin e mbeturinave në menyrën e inspektimit, përfshirja e bizneseve dhe amvisërive, rolin e Komunës, drejtorisë së Inspektoriatit dhe kompanisë “Pastrimi“. Gjithashtu temë diskutimi ka qenë edhe eleminimi i deponive ilegale dhe mundësia e integrimit të tyre në Planin Zhvillimor Komunal, përcaktimi i tarifës dhe krijimi i një zyre për kujdesin ndaj konsumatorit. Kjo punëtori ka përfunduar me konkluzione e rekomandime dhe përcaktimin e prioriteteve e aktiviteteve ne të ardhmen.