Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës në mënyrë elektronike
Pas njoftimit paraprak përmes e-mailit të gjithë anëtarëve të Kuvendit, dhe pas kërkesës së MAPL-së për plotësim ndryshim të vendimit për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19, i plotësuar, në mënyrë unanime është votuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës përmes formës elektronike, mbledhje kjo e cila është përcjellë edhe nga ana e MAPL-së përmes formës elektronike.
Plotësim ndryshimi i këtij vendimi i kërkuar nga ana e MAPL-së, ka ardhur si rezultat i kërkesës së Ministrisë së Financave, se mjetet për të menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19, nuk duhet të kalojnë 5 për qindëshin e nënprogramve, prandaj, Kryesuari i Kuvendit të Komunës, Labinot Hailiaj, gjatë ditës së sotme (27.03.2020) ka thirrur sërish mbledhje urgjente, ku të gjithë anëtarët e Kuvendit në mënyrë unanime kanë votuar propozim vendimin e plotësuar.
Kujtojmë që mjetet e propozuar në këtë vendim, mbetet të njëjtat e mbledhje urgjente të datës 25.03.2020.