Kuvendi Komunal i Drenasit ka përmbyllur vitin me mbledhjen e fundit dhe ka miratuar Draft Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2015-2019. Në mbledhjen e Kuvendit merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit, z.Naim Bazaj, kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, deputet të Asambles Komunale, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe qytetarë. Fillimisht në mbledhjen e fundit për vitin 2014 të Kuvendit Komunal të Drenasit, kanë dhënë betimin dy anëtarët e rijnë të Asamblesë, Elmi Shala nga PDK dhe Jetullah Nishori ng IQ për Drenasin. Më pas deputet kanë votuar procesverbalin e mbledhjes së kaluar, ndërsa prezantimin e Draft-Strategjisë Zhvillimore Ekonomike Lokale 2015-2019 e ka bërë organizata REA nga Prishtina dhe me disa ndryshime është miratuar nga deputet dhe pas plotësimit të ndryshimit me vërejtjet e dhëna do të jetë i qasshëm në ueb faqen e Komunës për të gjithë qytetarët. Deputetet kanë votuar edhe ndryshimin e rregullores komunale për taksa, tarifa, ngarkesa e gjoba, ndërsa është diskutuar edhe kërkesa dhe peticioni i shoqatës së transportit të kombibusëve ku deputetët kanë vendosur që në mbledhjen e radhës të sillet në Kuvend propozimi për ndryshimin e rregullores për transportin. Po ashtu për mbledhjen e radhës ka mbetur të sillet edhe propozim vendimi për ndryshimin e kontratës të objektit për ndërtim që e ka në përdorim Bashkësia Islame e Drenasit.