Në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas, u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Gjatë mbledhjes u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
• U shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 11.12.2025;
• U prezantua gjendja e sigurisë në Komunën e Drenasit, përmes një informimi nga Stacioni Policor në Drenas;
• U raportua lidhur me situatën e vërshimeve në territorin e Komunës së Drenasit nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë;
• U diskutua, u hartua dhe u miratua Plani Vjetor i KKSB-së për vitin 2026;
• U përcaktua orari i mbledhjeve të rregullta të KKSB-së për vitin 2026;
• U trajtuan çështje të ndryshme me interes për sigurinë në bashkësi, si bullizmi si fenomen negativ në shkolla, puna vullnetare në rastin e vërshimeve, etj.
Anëtarët e KKSB-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të rritjes së sigurisë dhe adresimit në kohë të çështjeve që prekin qytetarët e Komunës së Drenasit.