Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur Konsultimi Publik me qytetarë për Draft-Vlerësimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera dhe Planin e Reagimit Emergjent për vitet 2026-2029.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe përfaqësues nga grupi punues për hartimin e këtyre dy dokumenteve. Takimin e ka udhëhequr Bekim Dobra, Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun, i cili gjithashtu prezantoi qëllimin dhe rëndësinë e procesit të konsultimit publik.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda, foli para të pranishmëve lidhur me rëndësinë që këto dy dokumente strategjike kanë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe avancimin e politikave për planifikimin e hershëm të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe rendësin e hartimit të planit të reagimit emergjent.
Ndërsa shefi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Afrim Prokshi, para të pranishmëve ka prezantuar në pika të shkurtër dy dokumentet dhe ka treguar se afati për dhënien e komenteve, ende mbetet i hapur deri me datën 08.12.2025, ndërsa pas këtij afati dokumentet do të përmbyllen dhe do të dërgohen në Kuvend për miratim.
Komuna e Drenasit, për hartimin e këtyre dy dokumenteve, me vendim të kryetarit të Komunës së Drenasit, është themeluar grupi punues prej eksperteve nga Komuna e Drenasit, zjarrfikësit, Policia, Kryqi i Kuq, përfaqësues nga kompania e ujësjellësit në Drenas, kompania e mbeturinave, KEDS-i dhe përfaqësues nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME).
Konsultimi publik për këto dokumente do të jetë i hapur deri më 08.12.2025, ndërsa qytetarët mund të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre në adresat:
komuna.drenas@rks-gov.net
Nexhmedin.gruda@rks-gov.net
Draft-dokumentet janë të qasshme në linkun:
Pas përfundimit të fazës së konsultimeve, dokumentet do të procedohen për miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.