Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur Konsultimi Publik me Qytetarë për Draft-Planin Lokal i Veprimit Zbutës për Mbrojtje nga dhuna në Familje dhe dhuna ndaj grave dhe vajzave në Komunën e Drenasit për vitet 2025-2028.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e komisionit komunal për hartimin e draft-këtij dokumenti, përfaqësues të disa organizatave, të rinjtë dhe qytetarë.
Para të pranishmeve, udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra ka treguar qëllimin e këtij takimi, ndërsa kryesuesja e grupit punues, Zahrie Podrimqaku-Subashi, ka elaboruar rrugëtimin e këtij dokumenti deri të pjesa e konsultimit publik.
Konsultimi Publik për draft- Planin Lokal i Veprimit Zbutës për Mbrojtje nga dhuna në Familje dhe dhuna ndaj grave dhe vajzave në Komunën e Drenasit për vitet 2025-2028, do të jetë i hapur për komente për qytetarët deri me datë 10.04.2025 në adresat: zahrie.podrimqaku@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Draft-Plani do të dërgohet për miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës në mbledhjen e rregullt të këtij muaji.
Linku i draft-dokumenteve: https://gllogoc.rks-gov.net/konsultimet-publike/