Sot më datën 21 mars 2019, kryetari Lladrovci, nënkryetari Sylaj me stafin e komunës pritën në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë IRBC me seli në Londër, Mbretëri të Bashkuar. Në takim përfaqësuesit e kompanisë IRBC paraqitën një përmbledhje të veprimtarisë së tyre dhe u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Kryetari Lladrovci i falënderoi përfaqësuesit e kompanisë për vizitën dhe i njoftoi ata për përkushtimin dhe interesimin e komunës për tërheqje të investimeve si dhe për mundësitë dhe lehtësitë që komuna e Drenasit ofron për investitorët vendorë e ndërkombëtarë.