Kryetari Lladrovci pret në takim Bruno Ceka, kryetari i Kongresit Panshqiptar në Amerikë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka pritur në takim Bruno Ceka, kryetar i Kongresit Panshqiptar në Amerikë.
Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar Brunon për vizitën dhe ka njoftuar për ecurinë, angazhimin, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në Drenas, sfidat dhe për sportin ne përgjithësi. Kryetari Lladrovci ka shprehur falënderime për kontributin e atdhetarëve për çlirimin e Kosovës, ku vend të veçantë dhe rol me rëndësi kishte edhe vetë Ceka me kontribuuesit në Amerikë. “Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë kohë të rëndë e të vështirë për popullin tonë. Faleminderit për vizitën, në komunën e Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Edhe kryetari i Kongresit Panshqiptar në Amerikë, Bruno Ceka, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka përgëzuar për sukseset e arritura gjatë qeverisjes si kryetar i Komunë se po ashtu ka uruar edhe për perfomimin e mirë në transparencë e llogaridhënie të institucionit, i vlerësuar me i mirë në Kosovë.