Kryetari Lladrovci pranon librin “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999” nga autori Lulzim Nika
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pranuar librin më të ri të autorit, Dr.Sc.Lulzim Nika me titull “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”.
Kryetari Lladrovci e përgëzoi për librin, i cili trajton dhe analizon në detaje diplomacinë ndërkombëtare dhe çështjen e Kosovës gjatë viteve 1997-1999.
Ky libër ka në fokus analizën e politikës ndërkombëtare dhe çështjen e Kosovës të viteve 1997-1999, duke pasur si qëllim kryesor zbardhjen e qëndrimeve të Diplomacisë Ndërkombëtare me ndikim ndaj çështjes së Kosovës mbi bazën e dokumenteve të kohës, ku brenda së cilës përfshihen tri këndvështrime studimore, të tri politikave ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës: politika e SHBA-së, politika e Bashkimit Evropian dhe politika e Rusisë.
Lladrovci i uroj suksese edhe me tutje në pasurimin e historisë sonë me analiza të tilla mbi politikën ndërkombëtare dhe çështjen e Kosovës.