Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubimin e dytë me publikun për vitin 2025, ku raportoi para qytetarëve për punën, aktivitetet dhe projektet e komunës gjatë kësaj periudhe.
Tubimi u mbajt në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, me pjesëmarrjen e drejtorëve të drejtorive komunale, administratorëve të vendbanimeve dhe qytetarëve të shumtë.
Takimi u udhëhoq nga Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili theksoi rëndësinë e tubimeve me publikun si takime informuese për të arriturat, sfidat dhe investimet kapitale të komunës gjatë vitit 2025.
Kryetari Lladrovci prezantoi aktivitetet dhe projektet e realizuara dhe ato në proces, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe sugjerimet e dhëna.
Gjatë tubimit, qytetarët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të japin sugjerime lidhur me punën e komunës.
Në përmbyllje, kryetari Lladrovci uroi të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për festat e fundvitit, duke iu dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe suksese në vitin e ardhshëm.