Komuna e Drenasit shënon me aktivitete fushatën “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”
Komuna e Drenasit, përkatësisht, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, kanë shënuar “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje” me aktivitete të ndryshme.
Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë postera dhe broshura, me anë të cilave është përcjellë mesazhi i fushatës kundër përdorimit të dhunës në familje.
Posteret janë vendosur në objekte të institucioneve komunale, ndërsa broshurat janë shpërndarë për qytetarët.
Gjithashtu, në Qendrën për Punë Sociale është mbajtur takim me Drejtorin dhe zyrtarët e shërbimeve sociale lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje si dhe shërbimet që i ofron kjo qendër lidhur me këto raste.
Fushata ndërkombëtare kundër dhunës në familje bëhet me qëllim të vetëdijesimit kundër përdorimit të dhunës në familje.