Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Drenasit dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpallet kjo ftesë publike.
Në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe qytetarët, Komuna e Drenasit fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në diskutimin publik, me qëllim që projektet e propozuara të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të informohen dhe të japin sugjerime, komente dhe rekomandime lidhur me thirrjen e parë publike në kuadër të Programit ReLOaD3.
Diskutimi publik do të mbahet më 21 janar 2026, në Sallën e Kuvendit Komunal, me fillim nga ora 10:00 deri në ora 11:00.
Ju mirëpresim.