𝐅𝐓𝐄𝐒𝐄̈ 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐎𝐉𝐐-𝐭𝐞̈ – 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐚𝐬𝐢𝐭
Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me UNDP dhe Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), shpall Thirrjen e Parë Publike për dorëzimin e projekt-propozimeve nga Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të).
Sesioni informues
Data: 09 shkurt 2026 (e hënë)
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Drenas
Afati i aplikimit:
Thirrja është e hapur nga 09 shkurt deri më 23 mars 2026.
Trajnim për shkrimin e projekt-propozimeve
Më 10 dhe 11 shkurt, do të mbahet trajnim mbi strukturën dhe elementet kryesore të projektit, bazuar në Ciklin e Menaxhimit të Projektit (PCM).
Rekomandohet që pjesëmarrësit të sjellin laptopët personalë.
Paketa e aplikimit do të publikohet në faqen zyrtare të komunës pas përfundimit të sesionit informues.
Ftojmë të gjitha OSHC-të të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me ide dhe projekte për zhvillimin e komunitetit tonë.