Qytetarë të nderuar,
Ftoheni të gjithë që të merrni pjesë në aksionin i cili do të oganizohet për pastrimin e ambientit në terriorin e Komunës së Drenasit, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksioni do të mbahet më datën 15 shtator 2018, duke fillluar nga ora 1000.
Këtij aksioni do t’i bashkangjiten: zyrtarët e Komunës së Drenasit, KFOR-LMT K9, Policia e SP-Drenas, Kryqi i Kuq, Zjarrëfikësit, Shtëpia e Shëndetit, nxënësit e shkollave, Klubet e Gjelbërta në Drenas, Green Art Center-Prishtina, CEAD dhe OJQ tjera, bashkësitë lokale dhe të gjitha institucionet.
Ky aktivitet do të filloj në qendër të qytetit, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe shtrihet në të gjitha fshatrat e komunës së Drenasit, ku do të angazhohet kompania publike KRM “Pastrimi” me makineri për bartjen e mbeturinave të grumbulluara nga vullnetarët.
Presim përkrahjen e juaj!