Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr.02-400/01-54104 të datës 30.12.2025, thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
FTESË
Për anëtarin/ën _________________________, nga ________________________
që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 05.02.2026, ditë e enjte, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Rendi i ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 11.12.2025.
- Gjendja e sigurisë në Komunën e Drenasit, informim nga Stacioni Policor në Drenas;
- Raport lidhur me vërshimet në Drenas nga DShPE;
- Hartimi dhe miratimi i Planit Vjetor të KKSB-së për vitin 2026;
- Orari i mbledhjeve për vitin 2026;
- Të ndryshme