Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia dhe zbatuar nga Helvetas Kosova si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ne një ceremoni të ndarjes së shpërblimeve për komunat që janë angazhuar në “Auditimin Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”, Komunës së Drenasi i është ndarë mirënjohje nga përfaqësuesit e projektit DEMOS për bashkëpunimin në implementimin e Auditimit Social si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimin e treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies komunale në zbatimin e investimeve publike.
Mirënjohje i është ndarë edhe angazhimit qytetarë në Auditmin Social si dhe angazhimin dhe kontributin e dhënë për ndryshim në komunitet përmes Auditimit Social gjatë vitit 2024, në monitorimin e projektit të implementuar në Drenas.
Komuna e Drenasit, mbetet e përkushtuar të jetë bashkëpunuese me qytetarët lidhur me angazhimin e tyre për vlerësimin e projekteve që realizohen për mirëqenien e tyre.
Auditimi Social përmes projektit DEMOS, behët që disa vite në Drenas, kryesisht në projektet e financuara nga Granti i Performances komunale.