Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në koordinim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ka organizuar ligjërata informuese për nxënësit e shkollave fillore “Arif Shala” në Korroticë dhe Gani Sylaj në Poklek të Ri, me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozit.
Ligjëratat u mbajtën nga infermieret Ardita Leku, Blinera Bytyqi dhe Arbona Veliqi, të cilat ndanë njohuri të rëndësishme mbi simptomat, parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozit.
Informimi dhe edukimi shëndetësor janë thelbësore për një shoqëri të shëndetshme!
Bashkë për një komunitet më të sigurt dhe të mbrojtur nga sëmundjet infektive!
#DitaBotëroreKundërTuberkulozit#ShëndetiParësor#QKMF#Drenas