Sot, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, u mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, e thirrur me kërkesë të Kryetarit të Komunës.
Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi, ndërsa morën pjesë Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit Komunal.
Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:
Propozim-vendimi për themelimin e Komitetit për Komunitete;
Propozim-vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi;
Plani i punës i Kuvendit Komunal për vitin 2026;
Plani i Punës së Kryetarit dhe drejtorive komunale për vitin 2026;
Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2025–2029;
Plani Lokal për Strategjinë e Cilësisë së Ajrit – Komuna e Drenasit 2025–2029;
Plani Komunal për Integritet i Komunës së Drenasit, i përditësuar për vitin 2026;
Plani i Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe fatkeqësitë tjera 2026–2029;
Plani i Reagimit Emergjent (PRE) për Komunën e Drenasit;
Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit për gjashtëmujorin e parë dhe të dytë të vitit 2025;
Lista e rreziqeve komunale për vitin 2026;
Raporti i vlerësimit të menaxhimit të rreziqeve për vitin 2025;
Raporti Financiar Janar–Shtator 2025;
Informimi i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për periudhën Janar–Dhjetor 2025;
Diskutimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2024.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan e diskutuan nga anëtarët e Kuvendit Komunal.