KËRKESAT PËR USHTRIM TË VEPRIMTARISË :
Qëllimi i kësaj leje është ushtrimi i veprimtarive të ndryshme afariste si shitjen me pakicë dhe shumicë, zejtari,hoteleri, aktivitete bankare, sigurime, dyqane, sherbime postare dhe bankare, lojërave të fatit, etj.
Pala së bashku me kërkesën dhe dokumentet e përkatëse aplikon fillimisht tek zyra pritëse, pastaj lënda kalon në Drejtorinë e Inspeksionit. Drejtoria Inspeksionit e shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesën e pales dhe merr vendim për lëshimin ose jo të lejës për ushtrimin e veprimtarisë afariste.
Baza ligjore
Dokumentet e nevojshme
- Kërkesa me shkrim;
- Certifikata e biznesit komplet me informatat e biznesit;
- Nëse e ka lokalin me qira edhe kontrata e qirasë;
- Nëse e ka lokalin e vet, një faturë të rrymës ose faturë të tatimit në pronë;
- Letërnjoftimi një kopje e pronarit të biznesit.
KËRKESAT PËR PËLQIM SANITAR :
Qëllimi i kësaj procedurë është që të sigurojë respektimin e kushteve sanitare për objekte afariste
Pala (biznesi) bën kërkesën për marrjen e pëlqimit sanitar në Drejtorinë e Inspektoriatit Komunal, përkatësisht në Sektorin Sanitar. Pëlqimi Sanitar i ipet palës (biznesit) nëse janë përmbushur kushtet higjieno – sanitare teknike në bazë të kërkesave të parapara.
Baza ligjore :
LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
Udhezimi Administrative Nr.07/2005 detyrat dhe kompetencat inspektorëve të Kosovës
Dokumentet e nevojshme
- Kërkesa me shkrim;
- Certifikata e biznesit komplet me informatat e biznesit;
- Nëse e ka lokalin me qira edhe kontrata e qirasë;
- Nëse e ka lokalin e vet një faturë të rrymës ose faturë të tatimit në pronë;
- Letërnjoftimi kopje e pronarit të biznesit;
- Fletëpagesa sipas rregullores komunale
KËRKESË PËR INSPEKTIMIN E OBJEKTEVE NDËRTIMORE
Top of Form
Bottom of Form
Kjo procedurë ka për qëllim të vertetoj nëse gjatë ndërtimit të objekteve të kategorisë I dhe II, janë respektuar standardet e parapara me lejen ndërtimore.
Pasi të jetë përfunduar ndërtimi i objekteve (objektet e Kategorisë I dhe II), pala paraqet kërkesen për inspektimin e objektit të ndërtuar. Kërkesa shqyrtohet në Drejtorinë e Inspektoratit dhe nëse ajo i plotëson kushtet e parapara atëherë kjo drejtori merr vendim për të kryer inspektimin e objekteve të ndërtuara.Pasi të jetë kryer inspektimi, drejtoria e inspektoratit nxjerrë vendimin për konstatimin e gjendjes së objektit të ndërtuar, nëse objekti është ndërtuar apo jo konform lejes ndërtimore.
Baza ligjore
Dokumentacioni i kërkuar
- Kerkesa (Origjinal)
- Leternjoftimi (Kopje)
- Projekti ideor (Kopje)
LEJA MJEDISORE KOMUNALE
Mbrotja e mjedisit konform standardeve të parapara gjatë ndërtimit të objekteve të ndryshme.
Pala paraqet kërkesën për leje mjedisore komunale në qendrën me shërbim me qytetarë. Kërkesa pastaj shqyrtohet në Drejtorinë e Inspeksionit respektivisht në sektorin e ambientit. Nëse kërkesa i plotëson kushtet e parapara atëherë Drejtoria e Inspeksionit nxjerr vendimin për dhënien e lejes mjedisore komunale.
Dokumentacioni i kërkuar
- ” Letërnjoftimi ” (Kopje)
- Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Kopje)
- Kopja e Planit me koordinata (Kopje)
- Fleta Poseduese (Kopje)
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit (Kopje)
- Kontrata për shfrytëzimin e ngastrës, nëse ngastra nuk është pronë e aplikuesit. (Kopje)
Baza ligjore
ANKESAT E QYTETARËVE DHE TË BIZNESEVE:
- Ankesa me shkrim;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Iniciativa qytetare – peticioni i nënshkruar nga qytetarët.
Shkarko Formularët:
Formulari për kërkesa
Formulari i njoftimit per fillim te ndertimit
Kërkesa për inspektim te fazave te ndërtimit