Objektet shkollore në Komunën e Drenasit të gatshme për zgjedhje!
Komuna e Drenasit ka bërë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë transparente.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit që shkollat të jenë të gatshme, përkatësisht të jenë të ngrohta për shkak të motit të ftohtë.
Ndryshe, qyteti dhe shkollat janë në monitorim të kamerave, gjë që do të mundësoj që procesi zgjedhor të mos ketë probleme eventuale.