Përgjegjësitë e Drejtoratit:
a) Hartimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare,
b) Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt –buxhetit
c) Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore
d) Është përgjegjës për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës
e) Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.
f) Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
g) Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit organeve komunale;
h) Përllogaritë dhe cakton tatimin në pronë,taksat Komunale dhe ngarkesat tjera;
i) Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.