Emri dhe mbiemri: Kaltrina Qerkinaj
Kontakt: +383 48 444 736
03820040813
Përvoja:
Kaltrina Qerkinaj
E lindur me 26 gusht 1992 ne Gllogoc.
Shkollën fillore e ka përfunduar ne fshatin Korroticë e Ulët, në SHFMU “Arif Shala”.
Arsimin e mesëm e ka përfunduar ne Gjimnazin –Gjergj Kastrioti-Skënderbeu drejtimi shkenca Natyrore.
Studimet universitare i ka përfunduar ne Universitetin AAB, ne programin e Gjuhës Angleze-Përkthim BA, MA.
Ka përvojë te konsoliduar ne administratë publike dhe menaxhim te proceseve organizative.
Kaltrina gjithashtu ka përvojë pune ndërkombëtare, ku ka punuar si mësuese për vite me radhe për fëmijët e Diplomateve Amerikan ne programe edukativë ne gjuhen angleze, duke fituar përvojë ne mjedisin multikulturore dhe standard bashkëkohorë të edukimit.
Është e përkushtuar ne ngritjen e standardeve të shërbimeve, forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe menaxhimit efikas të burimeve publike.
Kaltrina është bije e Fazli Qerkinit, dëshmorit te atdheut, e motivuar nga amaneti për ti shërbyer vendit me ndershmëri dhe përkushtim.
Përgjegjësitë e Drejtorisë:
a) ofrimin e kujdesit shëndetësor primar në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
b) Inspektimin e qendrave private të përkujdesit primar shëndetësor;
c) Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësi primare;
d) Vendosjen e objektivave lokale për kujdesin primar shëndetësor;
e) Zhvillimin e buxhetit bazuar në nevojat lokale dhe duke respektuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësise;
f) Koordinon dhe mbikëqyr punën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe Qendrave Vizitore;
g) Operimin e Qendrës për Punë Sociale dhe qendrave për punë sociale;
h) Zhvillimin e planit strehimor për territorin e komunës;
i) sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit, sipas standaredeve të përcaktuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
j) Zbatimi i Ligjeve dhe dispozitave tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetësore dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe të sigurimit social të pjesëmarrësve të luftës, invalidëve ushtarak dhe anëtarëve të familjeve të viktimave civile, dhe
k) punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës