Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Lestrani, më datë: 30.06.2025 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal i mbajtur më datën: 29.05.2025.
2. Vendim për plotësim ndryshim të vendimit nr. 02.020/04-19803 dt. 29.05.2025 të komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
3. Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2026-2028.
4. Informim i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtëmujorin e parë 2025.
5. Të ndryshme.