Ne një ceremoni përmbyllëse, sot i janë ndarë certifikatat 54 mësimdhënësve të shkollave të Komunës së Drenasit, të cilët kanë marr pjesë në një trajnim 4 ditor i organizuar dhe mbajtur nga KFOR-i slloven ne bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Ne këtë ceremoni, kanë marr pjesë, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, zëvendës ambasadorja e Ambasadës nga Sllovenisë, nen-koloneli i KFOR-it slloven dhe përfaqësues të tjerë të KFOR-it, ekspertet e arsimit nga Sllovenia që ishin angazhuar për këtë trajnim, mësimdhënës/e dhe nga DKA-ja.
Nënkryetari Shala ka falënderuar KFOR-in slloven për këtë përkrahje që i kanë dhënë mësimdhënësve nga Drenasi për të ngritur edhe më shumë cilësinë në arsim.
Trajnimi me temën “Te drejtat tona” si projekt edukues për të drejtat e fëmijëve, i përkrahur nga KFOR-i slloven me ekspertët (Aleksanda Petrovic – Juriste/eksperte nga fusha e Drejtësisë, Zdenka Molnar – Antropologe – fusha e andrologji- pedagogji, Nika Kavsek – Psikologe, nga Ministria e Brendshme e shtetit të Sllovenisë), ka qenë i mirëseardhur për mësimdhënësit e komunës së Drenasit.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka koordinuar trajnimin 4 ditor me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse prej 54 mësimdhënës/e nga 30 institucione arsimore publike parauniversitare (mësimdhënës/e të nivelit arsimor 1 dhe 2 të arsimit parauniversitar), ka pasur rol kyç në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies-mësimnxënies.
Projekti ka pas për qëllim rolin edukues me qëllim të ngritjes së cilësisë në rolin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Trajnimi në fjalë është miratuar nga OKB , Sllovenia si autore e këtij projekti këtë trajnim e ka mbajtur në 16 shtete të botës .
Sa më të përgatitur të jenë mësimdhënësit aq më leht do të i tejkalojnë sfidat e shumta , me të cilat përballohen gjatë procesit mësimor.
Certifikimi i mësimdhënësve luan rol të rëndësishëm në krijimin e mekanizmave kryesor për ngritjen e cilësisë në zhvillimin e mësimdhënies , motivimin e mësimdhënësve për performancë më të mirë!