Për shprehje interesi për pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit-Kosova 2025
F T E S Ë
Për shprehje interesi për pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit-Kosova 2025
Data e panairit: 10-11 prill 2025
Vendi: Qendra Prishtina Mall
Komuna e Drenasit fton të gjitha bizneset e industrisë së turizmit dhe artizanët që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë panair.
Si rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Unionit të Turizmit të Kosovës, i cili është edhe organizatori i këtij panairi, kemi vendosur t’i mbështesim disa biznese të Industrisë së Turizmit dhe artizanët duke u krijuar kushte për pjesëmarrje në këtë panair të rëndësishëm për promovimin e vlerave tona.
Shpenzimet për pjesëmarrjen në stendën e Komunës së Drenasit do të mbulohen nga Komuna e Drenasit.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha bizneset e industrisë së turizmit që ofrojnë produkte turistike dhe promovojnë komunën tonë, si dhe artizanët që punojnë punime tradicionale të zonës.
Kriteret e aplikimit:
- Certifikata e regjistrimit të biznesit
- Prezantimi i produkteve
- Përshkrimi i aktivitetit të biznesit (CV)
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në adresën e emailit komuna.drenas@rks-gov.net deri më 14.02.2025.
Për informata shtesë, të interesuarit mund të drejtohen te Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe vlerësimit nga komisioni, do të bëhet përzgjedhja e bizneseve që plotësojnë kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje.