Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Bekim Lestrani, me dt. 19.12.2024
(e enjte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Komunës, thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt. 20.11.2024.
- Plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2025.
- Plani i veprimit për transparencë komunale për Komunën e Drenasit 2025-2028
- Rregullore Komunale për Transparencë
- Lista e Rreziqeve komunale për vitin 2025.
- Raport i vlerësimit të rreziqeve për Komunës e Drenasit gjatë vitit 2024.
- Raport për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit për vitin 2024.
- Të ndryshme.