“Bashkë për pastërtinë në komunën e Drenasit – zemrën e Kosovës”
Së shpejti do të filloj aktiviteti që synon të jetë tradicional, “Bashkë për pastërtinë në komunën e Drenasit – zemrën e Kosovës”. Këtij aktiviteti që presim të jetë gjithëpërfshirës, iu bashkua kompania “Scampa” dhe “Gentipharm” të cilët dhuruan 8,000 thasë për mbeturinat dhe 10,000 maska për mbledhësit e mbeturinave.
Përkrahje ka ofruar edhe LMT KFOR-i slloven dhe kompania “Fer Petrol”. Presim angazhim të shtuar të kompanisë “Pastrimi”, por edhe kompanitë dhe institucionet tjera do ta ndihmojnë pastërtinë në komunën e Drenasit, për mjedis të pastër.
Aktiviteti për pastërtinë në komunën e Drenasit, do të jetë i qëndrueshëm, duke marrë parasysh pastrimin e çdo rruge dhe ambienti publik e privat në komunën e Drenasit, ku përfshihet pushteti lokal, administratorët e fshatrave, OJQ-të rinore, shkollat dhe qytetarët e komunës së Drenasit.
Pastrimi i hapësirës dhe mjedisit urban e rural në komunën e Drenasit, presim të jetë aktiviteti më i madh i organizuar deri tash për nga pjesëmarrja qytetare dhe angazhimi me mjete teknike.
Njoftimin më të detajuar për këtë aktivitet do ta bëjmë së shpejti me përgjegjësit e institucioneve lokale dhe të qytetarëve. Ata që do të ndotin hapësirën dhe mjedisin në komunën e Drenasit, do të kenë dënime në pajtim me ligjin dhe masat tjera.
Nexhmedin Gruda – Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë