Sot, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Remzije Potoku, Specialiste e Arsimit të Lartë, znj. Gresë Koca, Asistente për Angazhimin Publik (Ndërveprim në Arsim), si dhe znj. Nora Nimani-Musa, koordinatore e programit të Këshillave Amerikane për Arsimit Ndërkombëtar, u pritën nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, së bashku me eksperten e projektit Fulbright, Jessica Ashe.
Temë diskutimi në këtë takim ishte Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar në Komunën e Drenasit për periudhën 2024/2025-2028/2029.
Përfaqësuesja dhe njëherësh ekspertja kryesore në nivel vendi për projektin Fulbright, znj. Jessica Ashe, paraqiti aktivitetet e saj të organizuara nëpër shkollat e komunës sonë.
Mysafirët u ndanë të kënaqur me aktivitetet e Jessicas dhe punën e palodhshme të Drejtorisë së Arsimit, dhe gjithashtu shprehen interesimin për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin e arsimit në komunën tonë, si dhe në implementimin e Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Komunën e Drenasit.
Kujtojmë se Komuna e Drenasit është e vetmja komunë në nivel vendi që ka hartuar strategjinë pesëvjeçare për zhvillimin e arsimit parauniversitar.
