Sot mbahen zgjedhjet për administrator dhe këshillin lokal të Likoshanit ku përfshihen dy fshatrat Likoshan dhe Gradicë
Sot, në ora 18:30 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mehmet Gradica” në Gradicë, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatrave Likoshan dhe Gradicë si dhe zgjedhjen e këshillit lokal, që do përfaqësojnë këto dy fshatra.
Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës; Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile; Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues i Likoshanit, ku mbahen zgjedhjet.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e Likoshanit dhe të Gradicës të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.

