Thirret mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Në bazë të nenit 8 të udhëzimit Administrativ nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës se Drenasit, Milaim Hajdari më datë. 16.02.2023 (ditë e enjte) duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës për nder të 17 Shkurtit, ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Rendi i ditës
- 11:00 – Hapja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës nga kryesuesi z.Milaim Hajdari.
- 11:15 Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci
- 11:30 – Mbyllja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës