Njoftim për personat e riatdhesuar
Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar të regjistruar si të papunë në Kosovë: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), shpallë thirrjen për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar për vitin 2021. Afati i aplikimit: 29 tetor deri 16 nëntor 2021.
Në këtë link mund të gjeni https://gllogoc.rks-gov.net/category/shpalljet/:
- Thirrjen për aplikim ku janë te definuara kriteret dhe procedurat
- Planin e biznesit me udhëzimet përkatëse
- Posterin /versioni shkurtër i thirrjes
Siç e dini programi është konkurrues dhe vetëm planet me te mira te biznesit do mbështeten nga programi pasi do ti kenë kaluar te gjitha fazat e përzgjedhjes dhe kriteret ne thirrjen për aplikim.