Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunë së Drenasit, ku për diskutim ishin 10 pika për rend dite, mirëpo me propozimin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, mbledhjes i janë shtuar edhe 8 pika të tjera për rend dite.
Pikat që janë shtuar për diskutim ishin; propozim vendimi për financimin e projektit të personit fizik Nazmi Heta, propozim vendimi për financimin e projektit për Klubin e Boksit “Drenasit, propozim vendim për financimin e projektit të Klubit të Futasllit “Liqeni”, propozim vendimi për financimin e projektit të Klubit të Futbollit “Drenasi”, propozim vendimi për financimin e projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), propozim vendimi për financimin e projektit të Klubit të Hendbollit “Drenica” (M), propozim vendimi për financimin e projektit të Klubit të Futbollit “Feronikeli” si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e katër fushave sportive në pronën komunale.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e shtatë të rregullt të këtij viti;
Procesverbali i mbledhje së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 30.07.2021 është miratuar me vota unanime.
Buxheti i Komunës së Drenasit sipas kufijve dhe qarkores buxhetore 2022/02 për vitet 2022-2024 është diskutuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit.
Propozim vendim i komisionit për emërtimin e rrugëve, ka kaluar me shumicë votash.
Raporti i punës Janar-Qershor 2021 i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale, është diskutuar ne këtë mbledhje.
Po ashtu ne këtë mbledhje ishte pikë e rendit të ditës edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Adutimit i cili është diskutuar nga anëtarët e Kuvendit.
Diskutim është bërë edhe për Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Raporti i Auditimit për pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin fiskal 2020.
Propozim vendim për riedstinimin e mjeteve ka kaluar me shumicë votash.
Propozim vendim për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2022 ka kaluar me shumicë votash.
Propozim vendimi për shqyrtimin publik i ndryshimeve të projekt Hartës Zonale të Komunës së Drenasit për periudhën 2021-2029 ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për financimin e projektit të personit fizik, Nazmi Heta, ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për financimin e projektit për Klubin e Boksit “Drenasit, ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendim për financimin e projektit të Klubit të Futasllit “Liqeni”, ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për financimin e projektit të Klubit të Futbollit “Drenasi”,ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për financimin e projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për financimin e projektit të Klubit të Hendbollit “Drenica” (M),ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për financimin e projektit të Klubit të Futbollit “Feronikeli”, ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e katër fushave sportive në pronën komunale, në parcelën 14-0 në zonën kadastrale në Gllobar, parcelën 965-0 zona kadastrale në Nekoc, parcelën 614-0 zonën kadastrale në Kizhnarekë, parcelën 910-0 zona kadastrale në Tërstenik, po ashtu ka kaluar me vota unanime.
Me gjerësisht, mbledhjen e tetë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 31.08.2021 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në kanalin YouTube në këto linqe; https://www.youtube.com/channel/UC2lxqLTPzkCRWGQWAgNpbUQ