Në sheshin “Fehmi Lladrovci” mbahet aktiviteti “Ajër të pastër shëndet të sigurtë”
Të mërkurën në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, është mbajtur aktiviteti i ditëve të informimit me temën “Ajër i pastër shëndet të sigurtë” për t’i informuar qytetarët për cilësinë e ajrit. Ky aktivitet është organizuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Instituti Hidrometorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AKMM).
Për të shënuar këtë aktivitet, drejtoresha e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, ka falënderuar organizatorët që kanë përzgjedhur Komunën e Drenasit për mbajtjen e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm për qytetarët tanë. Drejtoresha Avdiu ka njoftuar të pranishmit se Komuna e Drenasit, është e para në Kosovë për hartimin e Planit Lokal Strategjik për Cilësi të Ajrit e miratuar vitin e kaluar.
Qëllimi i ditëve të informimit ka qenë për t’i informuar qytetarët lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen e tyre dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit.
Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit, është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe është një pjesë përbërëse e një fushate ndërgjegjësimi në të gjithë vendin për ndotjen e ajrit dhe cilësinë e ajrit, promovuar me sloganin “Ajër më i pastër për shëndet më të sigurt”. Fushata është një nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i shërbimeve të menaxhimit të projektit, të menaxhimit të informacionit për cilësinë e ajrit, të ndryshimit të sjelljes dhe i shërbimeve të komunikimit ”(Projekti i Cilësisë së Ajrit), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM).