Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 4 pika rend dite. Mbledhjen e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit të Komunës.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e tretë të rregullt të këtij viti te Kuvendit të Komunës;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 26.02.2021 është aprovuar me vota unanime nga të pranishmit.
Propozimi i Statutit i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, është votuar me vota unanime nga anëtarët e pranishëm.
Draft-Raporti i tretë periodik për zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit është aprovuar me vota unanime.
Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 26.03.2021 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe ne kanalin YouTube ne këto linqe; https://gllogoc.rks-gov.net/ https://www.youtube.com/watch?v=7ZuvV1rvVJI&t=2s