Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, me datë 19.11.2020 (enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës
Thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa të datës 23.10.2020
- Propozim Rregullore për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës
- Propozim Vendim për rrënimin e ish objektit të Komunës, si dhe objekteve tjera përcjellëse
- Propozim Vendim për bashkimin dhe parcelizimin e parcelave kadastrale
- Propozim Vendim për këmbimin e parcelave në zonën kadastrale në Drenas/Gllogoc
- Model Kodi i Etikës
- Propozim Vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021
- Të ndryshme