F t e s ë
Për pjesëmarrje në takim lidhur me dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, OJQ-të, shoqëria civile dhe profesionistët, se më datën 18.06.2019, e enjte duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kulturës të Komunës së Drenasit, do të mbahet konsultim publik me qytetar lidhur me:
- Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB-in) 2021-2023
Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë konsultim publik që është një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e juaj.
Dëgjimi publik me qytetarë është organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Ju mirëpresim!