Inspektorët komunal në terren, monitorojnë bizneset
Drejtoria e Inspeksionit, që nga dje ka shtuar kontrollet nëpër biznese në Komunën e Drenasit.
Drejtori i Inspeksionit, Milaim Hajdari, bashkë me inspektorët komunal dhe zyrtarët policor, pas mesnate dje, dhe që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë inspektuar marketet, barnatore, furrat e bukës dhe gjitha bizneset e tjera, për të monitoruar zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19, si dhe për të përcjellur çmimet.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, është inspektuar edhe mulliri në Komoran-Industria e miellit 3A SH.P.K. Drejtori Hajdari është takuar me menaxherët përgjegjës, dhe është njoftuar se ka sasi të mjaftueshme të rezervave të grurit (miellit) dhe kapacitete të furnizimit për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.
Lutën qytetarët që të përcjellin njoftimet e komunës, të zbatojnë rekomandimet e dhëna pa panik, por me kujdes të shtuar.
Ndryshe, inspektorët komunal janë vazhdimisht në terren për të përcjellur situatën nëpër bizneset e Drenasit.