Kuvendi Komunal do majë Mbledhje Solemne për organizimin e javës për promovimin e të drejtave të grave me rastin e “8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas”
Në zbatim të nenit 43 paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 8, paragrafit: 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve Solemne të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, në konsultim me Kryetarin e Komunës për organizimin e javës për promovimin e të drejtave të grave me rastin e “8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas”. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës se Drenasit, z. Labinot Halilaj më datë. 09.03.2020 (ditë e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit.
T H Ë R R E T
Mbledhjen Solemne të Kuvendit të Komunal për organizimin e javës për promovimin e të drejtave të grave me rastin e “8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas”
- Hapja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës së Drenasit nga Kryesuesi
- Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci
- Fjalime tjera kushtuar “8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas”.
- Mbyllja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës.