Interesim i madh i të rinjve për fitimin e garantëve për Star-Up dhe biznese të vogla në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”
Të premten në Komune e Drenasit, ka përfunduar seanca e tretë informuese në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik ne Ballkanin Perëndimor”, projekt ky i cili financohet nga Medicor Foundation dhe Komuna e Drenasit ndërsa zbatohet nga organizata Help.
Më ketë rast, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka inkurajuar që të jenë aplikues në këtë projekt, që Komuna i ka dhënë mbështetje edhe financiare të bashkëpunimit e përkushtuar t’i ndihmoj bizneset më qëllim të rritjes së punësimit dhe të vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për idetë e tyre inovative.
Kurse Gent Saraçi përfaqësues i organizatës Help Kosova, ka informuar te pranishmit për formën e aplikimit për të fituar grantin.
Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte nga ora 16:00 dhe aplikimi fillon zyrtarisht sot ( e premte ) pas përfundimit te sesioneve informuese.
Aplikacionet për plotësim merren për çdo ditë pune në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe mund të shkarkohen edhe përmes ueb faqes së organizatës Help Kosovo dhe në ueb faqen zyrtare të Komunës, përkatësisht ne këto linçe; www.help-kosovo.org, https://gllogoc.rks-gov.net/category/shpalljet/