Reagim lidhur me shkrimin në gazetën “Zëri”
Shkrimi në gazetën “Zëri” është keqdashës dhe nuk paraqet informacion të saktë lidhur me shpenzimet e buxhetit të Komunës së Drenasit. Madje, ky tekst është edhe jo profesional, tendencioz dhe i pa balancuar me burime të informacionet, duke përgënjeshtruar se Komunës së Drenasit i shkojnë suficit 1,248,280.00.
Komuna e Drenasit, fton jo vetëm gazetën “Zëri”, por secilin medium të marr informacionet zyrtare dhe të sakta para se ta plasojnë në opinionin publik.
Komuna ndjen për obligim të informoj të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit se të dhënat në shkrimin e gazetës, nuk paraqesin të vërtetën, sepse mjetet nga të hyrat vetanake, janë mjete të cilat barten ne vitin vijues në buxhetin e Komunës së Drenasit, nga mjetet e alokuara, procedurë kjo e njohur për profesionistët dhe e përcaktuar me Ligjin e MFPP, e jo siç pretendohet në tekstin e gazetës në fjalë, duke iu referuar si ‘tepricë’ dhe të njëjtat nuk kthehen në nivelin qendror.
Autori i tekstit ka qenë tendencioz, ndaj edhe ka dhënë shifra të tilla, duke cekuar se kanë mbetur shumë projekte pa u realizuar. Mirëpo, Komuna njofton mediat dhe qytetarët se të gjitha projektet e parapara me planifikim buxhetor kanë përfunduar sipas afatit, përderisa ato që janë kornizë do të vazhdojnë në këtë vit.
Ndërsa, nga mjetet për investime kapitale për vitin 2019 të cilat shkojnë në suficit janë në shumën prej 259,057.46 euro. Pjesa tjetër nga të hyrat vetanake, do t’i bartën Komunës së Drenasit për vitin 2020.
Sa për njoftim korrekt të opinionit, Komuna e Drenasit ka tejkaluar planin e të hyrave vetanake dhe atë për 143.55%, apo shprehur në shifra nga shuma e planifikuar me buxhet 1.313,535.00 ka arritur të realizojë shumën prej 1.885,542.14 euro, e që paraqet ndryshim prej 572,007 euro.
Duke qenë se Kryetari Lladrovci është i thirrur në transparencë edhe raporti i shpenzimit të buxhetit është transparent dhe kushdo që dëshiron të marrë informacione mund të ketë qasje në ueb faqe zyrtare te raportet e Zyrës së Kryetarit; https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/01/Raporti-Financiar-2019.pdf