Njoftim nga KRM “Pastrimi”
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, njësia operative në Drenas, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se sot (23.01.2020) e enjte, kryerja e shërbimit për mbeturina te riciklimit nuk mund të kryhet për arsye të defekteve të shumta në automjete.
Jemi të detyruar që të bëjmë edhe ndryshimin në orarin e bartjes së mbeturinave të riciklimit nga dita e enjte që ka qenë më herët, në ditën e shtunë dhe të diele si vijon;
Kryerja e shërbimit me mbeturina të riciklueshme në zonat kadastrale si: Çikatovë e Re, Lagja e Ferronikelit dhe lagja Drenasi 2 nër hekurushë do të kryhet për çdo javë në ditën e shtunë.
Ndërsa kryerja e shërbimit në zonat kadastrale si: Poklek i Ri dhe Komoran lagja e Re do të kryhet në ditën e diele, çdo të dytin vikend (e diele), siç ka qenë edhe më herët për arsye të fluksit të vogël të mbeturinave.