Komuna e Drenasit po harton Hartën Zonale të Komunës 2020-2028
Komuna e Drenasit, përkatësisht, Drejtoria e Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit e Komunës së Drenasit, bashkë me GIZ-in gjerman, kompaninë Plan A Consulting dhe Ekipin Komunal të Planifikimit, filluan edhe zyrtarisht hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Drenasit.
Në punëtorinë e Hartës Zonale që është mbajtur dje dhe që vazhdon sot, po diskutohet për procesin e zhvillimit të Hartës Zonale të Komunës së Drenasit, kushtet, zonimin, bonuset dhe Planin Rregullues të Hollësishëm.
Harta Zonale është dokumenti më i rëndësishëm për planifikim hapësinor që do të vendos veprimet, aktivitetet dhe rekomandimet relevante hapësinore si dhe rregullat për implementimin e tyre.

