Të gjithë besimtarëve të besimit islam, urime Bajrami i madh!
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve mysliman.
“Të dashur vëllezër e motra të besimit islam, pas muajit të agjërimit, përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit, uroj të gjithë qytetarët për festën e Fitër Bajramit. Këtë urim i dedikoj veçanërisht të gjitha familjeve të heronjve, dëshmorëve, martirëve, invalidëve e veteran të luftës së lavdishme dhe të pagjeturve, që pa kontributin e tyre, liria e besimit nuk do të arrihej.
Në këtë festë, kujtojmë po ashtu edhe me të dashurit e familjeve tona që nuk janë në mesin tonë, familjet në nevojë, duke u solidarizuar me secilën prej tyre.
Urime festa e Bajramit të madh për të gjithë besimtarët e besimit mysliman të Komunës së Drenasi, uroj të keni në familjet tuaja mbarësi, shëndetin dhe harmoni”, ka uruar kryetari Lladrovci.