Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë: 27.02.2019 ( E mërkurë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës;
Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës së: 31.01.2019
- Propozim vendim për formimin e komisionit për Përgatitjen e Rregulloren për organizimin e punës në institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit.
- Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba.
- Propozim vendim për formimin e komisionit për çështjet e banimit të përkohshëm social.
- Raporti i punës janar-dhjetor 2018 i Kryetarit të Komunës.
- Propozim vendim për planin e veprimit për përmbushje të transparencës 2019-2023.
- Propozim vendim për ndryshimin të emrit të projektit për shpenzime kapitale.
- Të ndryshme