Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 7 pika për rend dite.
Në këtë mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, të KFOR-it dhe monitorues nga KDI-ja.
Më poshtë gjeni elaborimin e të gjitha pikave që kanë kaluar pas diskutimeve.
Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës 31.10.2018, ka kaluar me shumicë votash.
Pika e dytë propozim rregullorja për tatim në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019, pas diskutimeve ka kaluar me 22 vota për.
Pika e tretë propozim vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018, pas diskutimeve ka kaluar me 20 vota pro, 4 apstenime dhe 2 kundër.
Pika e katërt dhe e pesta për ridestinim dhe transfer të mjeteve për shpenzime kapitale (1) dhe propozim vendimi për ridestinim dhe transfer të mjeteve për shpenzime kapitale (2) kanë kaluar me 22 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Pika e gjashtë propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka kaluar me shumicë votash me 22 për dhe 2 abstenime.
Në pikën e shtatë të ndryshme, janë diskutuar disa çështje që janë ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit, ku me gjerësisht mund ta përcjellni edhe përmes uen faqes zyrtare të Komunës dhe kanalit YouTube.