Në bazë të Vendimit nr. 12-030-786, datës 04/01/2018 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ju drejtoj këtë:
FTESË
Për antarët e KKSB-së, që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar për datën 07/09/2018, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Rendi i punës:
- Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 01/06/2018.
- Prezantimi i raportit nga DKA dhe Stacioni Policor, rreth parandalimit të dukurive negative për vitin akademik 2017-2018.
- Emërtimi i rrugëve dhe sistemi i adresave.
- Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.