Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, OJQ-të dhe shoqëria civile, se më datën 26.06.2018, e martë duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, do të mbahet konsultim publik me qytetar lidhur me:
1. Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB-in) 2019-2021
Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë konsultim publik që është një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e juaj.
Dëgjimi publik me qytetarë është organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Ju mirëpresim!