Sot në orët e vona u mbajt finalja e Turnirit Tradicional Memorial “RASIM KIÇINA” filluar para 16 ditëve me sportistë dhe sportdashës të Komunës së Drenasit dhe të gjithë Kosovës.
Fillimisht është luajtur finalja e institucioneve ndërmjet KF “FSK” dhe KF “SH.M.P “FEHMI LLADROVCI”, ku fitoi KF “FSK”, e më pas finalja e madhe ndërmjet KF “HAJDINI COM-IN-CAFFE” dhe KF “TRASING GROUP”.
Finalistët e Turnirit Tradicional Memorial “Rasim Kiçina” u shpallën:
Vendin e parë e zuri KF “Trasing Group”
Vendin e dytë KF “Hajdini Com-in-caffe”.
Në një atmosferë festive u ndanë kupa, medalje, mirënjohje dhe falënderime.