NGA KONCERTI I SHKA,,SHOTË GALICA”ME RASTIN E 41 VJETORIT TË THEMELIMIT I CILI I MBJATË ME 4 QERSHOR 2010
Koncerti u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës me fillim në ora 1530.Në koncert morën pjesë të ftuar,ish anëtar të shoqërisë,familjar të gjeneratës së fundit.Për shumë anëtar u ndanë pllaketa dhe mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite.
Programi i këtij koncerti ishte :-vallja e shotës luajtur nga Fjolla Mulaj dhe Mentor Xhekaj;
-Ansambli i të rinjëve u paraqiten me melodi instrumentale dhe këngën,,Moj Kosovë ta puthsha plagën”kënduar nga Vëllezrit Rubovci ;-Meritë Gashi me këngë,,Gurbeti”; – grupi popullor me këngët:,,Rrezon dielli” dhe ,,O zambak”; – Isa Gashi për me këngën,,Tuj u rrit e shumë e njom”;- grupi i valleve u paraqit me vallen e qikave;- Resmije Krasniqi me këngën,,Një këngë këndoj për ty”;- Berat Krasniqi me këngë,,Veq për ty”;- Meritë Gashi me këngën,,të kam pas thanë”; – vallen dyshe e luajten valltarja e njohur Vlora Berisha dhe Drilon Xhekaj;
-Ardian Jusufi me këngën dëshmorët e Shtuticës;- Nazmije Prokshi me këngën,,Moj liri nusja e Kosovës”;- vallen e Drenices luajt valltarët me solistët Hysnije Krasniqi dhe Robert Nuhaj; – dy duete me këngët,,Kosova e Qamëria” dhe ,,Fund e krye malësisë i rashë”kënduan dueti Krasniqi dhe dueti Krasniqi-Gashi;- vallja me motive Tiranase nën koreografinë e koreografit shumë të njohur nga Shqipëria Rexhep Qeliku me solistet Vlora Berishen dhe Drilon Xhekajn;
* Me krenari i përkujtuan anëtarët e rënë në luftën e fundit si:Shpend e Bekim Bajraktari që u nderuan më pllaketa të arta; Ibrahim Kastrati;Nexhat Jusufi;Fadil Shala që u nderuan më mirënjohje.
* Me pllaketa dhe mirënjohje u nderuan ish anëtarët që dhan kontribut ndër vite:Skender Hasi; Ismail Bajraktari;Burim Kraniqi;Xhavit,Smajl e Istref Hajdari;Ilir Shaqiri;Rashit Rrukuqi;Bege Gashi;Hashim Mala;Bajram Morina;Violetë Kukaj etj.
* U nderuan edhe anëtarët tjerë që tani janë në vlugun e aktivitetit në shoqëri si:Vlora Berisha;Musli Krelani;Isa Gashi;Berat Krasniqi,Merita Gashi,Resmije e Hysnije Krasniqi, Drandofile Rama,Fjolla Mulaj,Gent Hoxha,Leotrim Krasniqi,Robert Nuhaj,Labinot Shishani,Uran Haxhiu,Mentor Xhekaj,Rrustem,Agron e Drilon Xhekaj ,Nazmije Prokshi,Sherif Bajraktari dhe Shaqir Hasi.
