Sot me datën 30.09.2010 ne ora 9-30 ne zyrat e Komunës ne Drenas u mbajt mbledhja e Grupit Jo Formal te Gruas.
Mbledhjen e hapi krysusja Shqipe Fazliu e cila para te pranishmeve paraqiti ketë rend dite:
1.Miratimi i draft rregullores për punën e Grupit Jo-Formal të Gruas,
2.Propozimi për formimin e komisionit për kontakt me Feronikelin lidhur me bursat për nxënëset e shkollës se mesme ne Drenas.
Ne ketë takim për piken e parë te rendit te ditës u be miratimi i draft rregullores së Grupit Jo-Formal të Gruas.
Kurse ne piken dy u formua komisioni prej 5 anëtarëve me ketë përbërje:
Shqipe Fazliu-Kryetare e komisionit
Zahrije Podrimqaku- anëtare
Shkurte Dvorani- anëtarë
Xhevrie Kastrati -anëtare dhe
Zelihe Gllareva -anëtare.
Ky grupë do të mbajë kontakte me përfaqësuesit e Feronikelit lidhur me bursat për nxënëset e shkollave të mesme në Drenas.
Për të pranishmet u organizua një trajnim me temën:
Pjesëmarrja e grave ne jetën publike.